Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, ka lënë prapa Lionel Messin përsa i përket tripletave të shënuara në vitin 2017. Tregolëshi kundër Burnleyt të shtunën ishte i shtati për Kane në vitin 2017, i cili ka lënë prapa Pierre-Emerick Aubameyang me (3) e Mauro Icardin e Interit gjithashtu me 3.
Nëse dikur Messi e Ronaldo ishin të pandalshëm, tani ata gjenden prapa disa të tjerëve.
Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo e po ashtu edhe Robert Lewandowski, ndajnë vendin e katërt me nga 2 tripleta.
Sa i përket golave në përgjithësi, Messi është i pari me 54 finalizime në vitin 2017. Argjentinasi ndiqet nga Ronaldo, Cavani, Lewandowski dhe Kane me nga 53, ky i fundit ka edhe një ndeshje për të tentuar ta barazojë dhe ndoshta edhe ta kalojë Leon./syri.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...