Juventus veçse kanë arritur një marrëveshje personale me lojtarin e Arsenal, Aaron Ramsey.
Mesfushori uellsian është pajtuar për një kalim tek skuadra kampione e Serie A, e këtë fakt nuk mund ta ndryshojë as skuadra e Arsenal.
Por, këta të fundit, mund ta pengojnë transferimin e tij të paktën deri në fund të këtij sezoni, gjë që nuk po i pëlqen edhe aq skuadrës së Juves.
Kur është e ditur se bisedimet për Denis Suarez kanë dështuar, londinezët do ta kenë edhe më të vështirë humbjen e Ramsey në mes të sezonit.
Por, “Biankonerët” janë të gatshëm të ofrojnë edhe më shumë për të transferuar lojtarin para se të mbyllet afati i janarit.
“Calciomercato” shkruan se Juventus po konsideron mundësinë për të ofruar shërbimet e portierin Emil Audero, në mënyrë që të marrin Ramseyn, transmeton lajmi.net.
Me që “gunners” do ta humbin Petr Cech në fund të sezonit, ata kanë kontaktuar më parë me portierin e ri, i cili është në huazim tek Sampdoria.
Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë ndonjë marrëveshje që do ta dërgonte uellsianin në Torino para verës.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën