Tashmë është çdo gjë zyrtare. Barcelona i ka ndarë rrugët me trajnerin Xavi Hernandez.
Ishte një komunikatë e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta që njoftoi se ndeshja ndaj Sevillas do të jetë e fundit për Xavin në krye të shtabit teknik të katalonasve.
Trajneri gjerman, Hansi Flick pritet të emërohet si trajner i ri i Barcelonës.
Menjëherë pas këtyre lajmeve, specialisti i transferimeve Fabrizio Romano shkroi se me Flick që pritet të bëhet trajner i ri i Barcelonës, një nga ish-lojtarët e tij poashtu është lidhur me një lëvizje në Spanjë.
Fjala është për lojtarin e Bayern Munich, Joshua Kimmich.
“Kimmich është një lojtar që Flick e pëlqen shumë. Interesi për ta pasur në ekip është i konfirmuar”, tha gazetari i Relevo, Matteo Moretto./ge
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...