22 fitore, e tre humbje. Ky është rezultati i deritanishëm i kampionit të shumëfishtë në Kick Box Valmir Hoti, nga Gjilani.
I lindur në vitin 1995, që nga mosha 14 vjeçare Hoti filloi hapat e parë në sportin “Muay Thai – Kick Box – Box me trajneri Milaim Uruqi.
“Kështu filluan hapat e parë në sportin e arteve marciale, me shume pune, vullnet dhe dashurinë për sportin. Qe nga viti 2012 filloi karriera e kategorisë 69kg ‘Amator’” ka treguar Hoti.
Nga viti 2014 ai ka depërtuar në Kick Boxin Profesional, ku filloi të garonte në arenat ndërkombëtare, aty fillojë gjithçka për Valmirin i cili bënte luftë të jashtëzakonshme, ku qe nga ajo kohe deri me tani beri 25 meçe, ku prej tyre pati 22 fitore dhe 3 humbje, raporton “Front Online”.
Hoti shtatë vite radhazi mori titullin “Kampion i Republikës së Kosovës”. Ne vitin 2017 mori medaljen e Bronzit në Kupën e Botës ” Open Cup World Championship” në qytetin e Turqisë Antalya.
Po ashtu, Hoti është sportisti i parë nga Kosova që përfaqësoi shtetin tonë në Kampionatin Botëror ne shtetin e Tailandës në Bangkok ne vitin 2019, dhe po ashtu mori licencën e federatës ” ( IFMA ) ” , ku është një suksese shume i madhe për shtetin tonë.
Hoti shumë herë ishte sportisti më i dalluar i vitit në Kosovë, dhe po ashtu sportist nderi i qytetit te Gjilanit.
Tani presim edhe me shume suksese nga Valmiri pasi që ai ka filluar ushtrimet intensive për përgatitjen për deponimin e tij në Muay Thai.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...