Ky është futbollisti më i dekoruar në histori të futbollit

17:18 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Paris Saint Germian mbrëmë (e shtunë) e ka fituar titullin e parë këtë sezon.

Kryeqytetasit kanë arritur të fitojnë Kupën e Ligës, duke e mposhtur 3:0 skuadrën e Monacos në finalen e zhvilluar në Bordo.

Triumfi i PSG-së në këtë finale, e ka futur në histori mbrojtësin Dani Alves.

34 vjeçari ka arritur të fitojë titullin e 37-të në karrierë, duke u bërë futbollisti më i dekoruar i të gjitha kohërave në futboll.

Alves që PSG-së iu bashkua si lojtar i lirë verën e kaluar nga Juventusi, është gati të fitojë edhe titullin e radhës, ku skuadra e tij po prinë bindshëm në Ligue 1.

Me 37 tituj në karrierën e tij të gjatë, Alves lë pas bashkëvendësin e tij, Maxwell, që ka veshur fanellën e Ajax, Inter, Barcelona e PSG./Lajmi.net/

Titujt e fituar nga Dani Alves:

Barcelona: La Liga (6), Superkupa e Spanjës (5), Kupa e Spanjës (4), Kupa e Botës për Klube (3), Superkupa e Evropës (3), Liga e Kampionëve (3)

Sevilla: Liga e Evropës (2), Kupa e Spanjës (1), Superkupa e Spanjës (1), Superkupa e Evropës (1)

Brazil: Kupa e Konfederatës (2), Kupa e Amerikës (1), Kampionati Botëror U20 (1)

Juventus: Serie A (1), Kupa e Italisë (1)

PSG:  Superkupa e Francës (1), Kupa e Ligës (1)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme