Google ADS

Ky është formacioni i sezonit në Premierligë deri tani

11:13 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Portali britanik sportiv “Goal” ka zgjedhur formacionin e Premierligës deri tani.

Në këtë formacion kanë dominuar futbollistët e liderit Manchester City, që pas 19 javësh ka shkatërruar kundërshtarët e tyre.

David De Gea / Manchester United

Portieri më i mirë në botë, dhe me të vërtetë nuk duhet të debatohet më. De Gea pati një super paraqitje ndaj Arsenalit, e cila nuk ishte parë me vite në futbollin anglez. Ai në dhjetë ndeshje e ka të pa prekur portën.

Kyle Walker / Manchester City

Mbrojtësi anglez u transferuar këtë verë nga Tottenham në Man City, me kërkesë të Pep Guardiolës. Walker është në top formë, dhe për momentin është mbrojtësi më i mirë i krahut të djathtë në Premierligë.

Nicolas Otamendi / Manchester City

Të jesh mbrojtësi më i mirë që luan me këmbë në skuadrën e Pep Guardiolës, është një sfidë e vështirë, por Otamendi e ka arritur këtë.

I njohur në të kaluarën për gabimet e tij, ai në këtë sezon ka bërë 1,607 pasime dhe është përpara mesfushorëve David Silva dhe Kevin De Bruyne.

Në 17 ndeshje ai ka shënuar katër gola.

James Tarkowski / Burnley

Tarkowski është një nga futbollistët kryesore të Burnley në këtë sezon, forma e tij e mirë në mbrojtjen e çelikt ka bërë që Burnley të renditet në pozitën e gjashtë. Ai në këtë sezon ka bërë 28 bllokime.

Fabian Delph / Manchester City

Në të kaluarën ai ka luajtur në pozitën e mesfushorit qëndror dhe e ka bërë mirë, por në këtë sezon ai është duke u përdorur nga Guardiola si mbrojtës i krahut të majtë. Që nga paraqitja e tij ndaj Chelsea, ai ka qenë prezent në çdo ndeshje të liderëve.

David Silva / Manchester City

Mesfusha e City është e jashtëzakonshme, dhe me Silva dhe Kevin De Bruyne që janë mesfushorët më të mirë në vend. Asnjë lojtarë nuk është i pazëvendësueshëm, por megjithatë Silva është i pa zëvendësueshëm. Në 17 paraqitje ai ka shënuar pesë gola dhe tetë asistime.

Fernandinho / Manchester City

Motorri i makinës së pa ndalshme të City, është Fernandinho. Braziliani, në moshën 32 vjeçare, është rilindur në mesfushën e Pep Guardiolës. Ai është një nga shkatërruesit më të mirë në këtë sezon.

Kevin De Bruyne / Manchester City

De Bruyne është shumë afër të bëhet legjendë e Manchester City. Reprezentuesi belg bënë vrapime me shumë fuqi dhe pasimet që ia i bënë disa lojtarë as që mund t’i shohin. De Bruyne ka bërë tetë asistime, ka shënuar gjashtë gola dhe është i rëndësishëm për City, sikurse Xavi që ishte për Barcelonën.

Raheem Sterling / Manchester City

Sterling është lojtari që më shumti ka ngritur nivelin e lojës së tij në këtë sezon. Ai ka një shpejtësi marramendëse me top dhe në këtë sezon ka përmirësuar finalizimin e rasteve, deri tani ka shënuar 12 gola dhe është bërë një lojtar kyç për Pep Guardiolën.

Mohamed Salah / Liverpool

I refuzuar nga Chelsea, Salah është bërë nënshkrimi i sezonit nën urdhërat e Jurgen Klopp në Anfield. Ai deri tani ka shënuar 15 gola dhe është bërë pika kyçe e Liverpoolit. Ai, pa dyshim se është egjipitani më i talentuar që ka luajtur ndonjëherë në Premierligë, dhe me këtë formë ai mund të bëhet një nga futbollistët afrikanë më të mirë që kanë luajtur.

Leroy Sane / Manchester City

Ishtë një surprizë kur City nënshkroi me Leroy Sane për shumën e 37 milionë funteve në vitin 2016. Sane në këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe tetë asistime dhe është bërë një lojtar vrastar këtë sezon. Ai ka një shpejtësi elektrizuese që çdo tifoz dëshiron të shoh tek futbollistët e skuadrës së tyre. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme