Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte me delegacionin e Serbisë para nisjes për në Portugali, transmeton arbersh.info
Ai iu ofroi ekipit përfaqësues serb jo më pak se një milion euro bonus skuadrës në rast se arrijnë të fitojnë kundër Portugalisë.
Rezultati pozitiv nga portugezëve, do t’iu siguronte atyre kualifikimin direkt në fazën finale të Botërorit “Katari 2022”.
“Fitoni dhe bëjini njerëzit të lumtur. Erdha këtu për t’ju thënë se sa shumë i respektoj përpjekjet tuaja. Në marrëveshje me Qeverinë do t’ju japim një çmim shtesë, nëse fitoni, një milion euro mund ta ndani”, tha presidenti serb.
Ndeshja zhvillohet të dielen me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones