Google ADS

Ky është çmimi që Reali ka vendosur për Gareth Bale

22:03 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Si duket ky sezon do të jetë i fundit për uellsianin, Gareth Bale, në fanellën e Real Madridit.

Bordi i ‘Los Blancos’ kanë humbur durimin në mesfushorin sulmues dhe tashmë largimi i tij është çështje muajsh.

Sipas ‘Dario Gol’, Florentino Perez do të lejojë largimin e tij edhe në janar dhe skuadrat që janë të interesuara për shërbimet e tij mund të fillojnë negociatat, transmeton arbresh.info.

Florentino Perez i ka vendosur çmimin prej 90 milionë euro dhe tashmë Manchester United, Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë të interesuar për shërbimet e tij. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme