Ky do të jetë transferimi i parë i Contes te Real Madridi

16:23 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info
Antonio Conte është shumë afër që të bëhet trajner i Real Madridit.

Antonio Conte pritet që shumë shpejtë të prezantohet te Real Madridi, pas disfatës 5 me 1 nga Barcelona.

Sipas ‘Calciomercatos’, trajneri italian dëshiron që ta transferoj Paul Pogban në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell “lajmi.net”.

Mediumi italian raporton se mesfushori francez do të jetë transferimi i parë i Contes te Real Madridi.

Pogba ka kohë që është në listën e skuadrës spanjolle, andaj trajneri italian e dëshiron transferimin e tij qysh në janar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme