Edhe pse një javë më parë hodhi poshtë zërat që e lidhnin me Real Madrid, David De Gea i ka vënë një kusht të fortë Manchester United për qëndrimin: kërkon 400 mijë euro në javë.
Diskutimi për rinovimin e kontratës së spanjollit me Manchester United ka mbetur në termat finanaciarë, që pritet të kenë një ndryshim rrënjësor, duke parë edhe pagat që përfitojnë Pogba e Sanchez.
Spanjolli, i cili përfiton 180 mijë euro në javë, kërkon dyfishin e pagës aktuale, ndërkohë që Sanchez që u bashkua me skuadrën në janar përfiton 580 mijë euro në javë.
De Gea ka shprehur dëshirën që të qëndrojë në Mançester, por kërkon edhe një vlerësim financiar të kënaqshëm, duke u përafruar me 2 yjet e tjerë të skuadrës. Spanjolli është prej kohësh në shënjestër të Real Madrid, që ka nevojë të përforcojë portën./TopChannel
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...