Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke kërkuar një rritje page madhështore në mënyrë për të vazhduar qëndrimin.
Pas triumfit të tyre në finalen e Ligës së Kampionëve, Ronaldo u tregoi bashkëlojtarëve të tij kryesor se ka ndërmend të largohet nga Real Madridi këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Mediat në Spanjë sugjerojnë që portugezi është i gatshëm për të qëndruar, por vetëm nëse presidenti Florentino Perez pranon kushtet e reja për kontratë.
Aktualisht me një pagë që i siguron 42 milionë euro në vit, Ronaldo është duke kërkuar një rritje madhështore prej 72 milionë euro dhe vazhdimin e saj deri në vitin 2023 kur superylli do t’i mbush 39 vite.
Derisa PSG vazhdon të monitoroj zhvillimet, Ronaldo beson se ai ka opsione për tu larguar nga Madridi nëse Perez refuzon kushtet./arbresh.info/
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën