Kombëtarja e Shqipërisë mbylli aventurën në Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’, duke përfunduar e katërta në Grupin B, me vetëm një pikë. Kuqezinjtë në tri ndeshjet e grupeve humben nga Italia me rezultat 2-1, barazuan 2-2 me Kroacinë dhe në fund u mposhten 1-0 nga Spanja.
Ka përfunduar pa shumë histori aventura e Kombëtares Shqiptare në Euro 2024.
Djelmoshat e drejtuar nga trajneri brazilian, Sylvinho, nuk kanë arritur të lënë shenj në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjermani, shkaku edhe i asaj që ishin në ‘grupin e vdekjes’.
Një pikë nga tri ndeshjet mund të quhet edhe sukses për shkak të kundërshtarëve të fortë, por më shumë duhet të jetë reflektim për kuqezinjtë.
Por, t’ia japim një vështirim aventurës së Shqipërisë në Euro 2024 dhe të shohim kush ishin lojtarët që luajtën më shumë, cilët luajtën më pak dhe cilët nuk morën fare minuta, shkruan Telegrafi.
Shtatë nga 26 futbollistët e ftuar nga Sylvinho nuk arritën fare të debutojnë apo të shijojnë as edhe për një minutë Kampionatin Evropian.
Portierët Etrit Berisha dhe Euro 2024 dhe Naser Aliji, si dhe mesfushori Amir Abrashi ishin shtatë lojtarët që nuk u paraqiten fare në Euro 2024.
Për dallim nga ta, pesë ishin lojtarët që luajtën secilin minutë në tri ndeshjet e Euro 2024, duke mbledhur nga 270 minuta.
Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Arlind Ajeti dhe Kristjan Asllani luajtën minutat e plota në tri ndeshjet e Shqipërisë.
Pas tyre vijnë Ylber Ramadani me 265 minuta, Nedim Bajrami me 247 minuta dhe Jasir Asani me 213 minuta.
Elseid Hysaj luajti 180 minuta, Qazim Laçi 165 minuta, Rey Manaj 158 minuta dhe Armando Broja me 109 minuta.
Lojtarët që morën më pak minuta ishin Taulant Seferi me 95 minuta, Ivan Balliu me 90 minuta, Arbër Hoxha 50 minuta, Medon Berisha 21 minuta, Jurgen Gjasula 19 minuta, Ernest Muçi 14 minuta dhe Mirlind Daku 6 minuta.
Kjo ishte përmbledhja e minutave të lojtarëve kuqezinj në Euro 2024, por cili ishte më i miri?
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...