Google ADS

Kush ka kaluar? Kush është jashtë? Dhe kujt i duhet çfarë në Champions League?

11:41 | 25 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Jemi në fund të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe ndërsa disa klube e kanë siguruar me qetësi kalimin e tyre në raundin tjetër, të tjerat kanë ende punë për të bërë.

Para ndeshjes së fundit, kjo është gjendja e disa prej skuadrave.

Kush kalon në raundin e 16-të?

  • Bayern Munchen (fituese e Grupit E)
  • Chelsea
  • Juventus
  • Liverpool (fituese e Grupit B)
  • Ajax (fituese e Grupit C)
  • Manchester United (fituese e Grupit F)
  • Real Madrid
  • Inter
  • Cp Sporting
  • Manchester City (fituese e Grupit A)
  • Paris Saint-Germain

 

Kush është jashtë “Champions League”?

  • Besiktas
  • Shakhtar Donetsk
  • Dinamo Kiyev

 

Kush ka nevojë për çfarë në xhirone fundit të ndeshjes?

Grupi A

Pas fitores 5-0 të RB Leipzig kundër Club Brugge të mërkurën mbrëma, të dy skuadrat janë të barabarta me katër pikë në Grupin A dhe të dyja ende mund të përfundojnë në vendin e tretë dhe të kualifikohen ne Europa League.

Leipzig pret Manchester Cityn në ndeshjen e fundit të grupit, ndërsa Brugge përballet në udhëtim me PSG. Nëse rezultatet e tyre përputhen në ato ndeshje, Leipzig do të shkojë në Europa League për shkak të rekordit të tyre ballë për ballë me Brugge.

Grupi B

Është një situatë e ngjashme në Grupin B, ku fitorja 1-0 e AC Milan të kërkurën i barazoi ata me Atletico Madrid në katër pikë.

Porto aktualisht është i dyti në grup me pesë pikë, që do të thotë që të tre klubet ende mund të kualifikohen në 1/16 e Ligës së Kampionëve, të bien në Europa League ose të largohen krejtësisht.

Është AC Milan – Liverpool dhe Porto – Atiletico Madrid në ndeshjet e fundit të këtij grupi.

Grupi C

Fitorja e Sporting ndaj Borussia Dotmund të mërkurën do të thotë se skuadra e Marco Rose do të luajë në Europa League vitin e ardhshëm, çfarëdo që ndodhë në ditën e gjashtë të ndeshjes.

Grupi D

Edhe në Grupin D gjithashtu gjithçka është e qartë, ku skuadra moldave, Sheriff Tiraspol do të bjerë në Europa League dhe nuk mund të kapet nga Shakhtar Dontets i vendit të katërt.

Grupi E

Grupi E është një dramë e vërtetë, ku Barcelona përballet me detyrën e frikshem për të fituar në udhëtim te Bayern Munchen nëse duan të garantojnë vendin e tyre në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Nëse Barçka humbet ose barazon dhe Benfica mund Dynamo Kyiv, do të jetë Europa League vitin e ardhshëm për djemtë e Xavit.

Grupi F

Ka shumë për të luajtur edhe në Grupin F, ku Villarreal dhe Atalanta përballen me një goditje direkte për një vend në 16-shen e fundit kur takohen në Bargamo muajin e ardhshëm.

Young Boys janë jashtë Champions League, por ata mund të kualifikohen në Europa League nëse mposhtin Manchester United dhe Atalanta humb ndaj Villarreal.

Grupi G

Nëse ka një grup që duhet të shihet, është ky, ku Lille, Salzburg dhe Sevilla mund të kalojnë ose të dalin nga Champions League.

Liderët e grupit, Lille në udhëtim përballen me Wolfsburg, e cila gjendet në venin e katërt dhe ende kanë shpresa sado të vogla për t’u kualifikuar në Europa League.

Në ndeshjen tjetër, Sevilla do të udhëtojë në Salzburg kur kjo ndeshje ka të ngjarë të vendos për fatin e të gjithë grupit.

Grupi H

Në këtë grup gjithçka është vendosur tashmë, ku Zenit ka sigurar një vend në Europa League dhe Malmo është larguar nga Evropa./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme