Selektori i Kosovës, Franco Foda, disa ditë më parë, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e Kosovës përgjatë muajin tetor.
Teksa kjo listë ka pësuar një ndryshim me ndërrimin e Astrit Selmanit, të lënduar ku vendin e tij e ka zënë, mesfushori, Muharrem Jashari, shkruan Arbresh.info.
Trajneri gjerman është munduar që në listën e tij të ftoj lojtarët që kanë performuar më së miri tek skuadrat e tyre përkatëse.
Arbresh.info do të sjell statistikat e lojtarëve që kanë shkëlqyer me klubet e tyre dhe janë përzgjedhur nga selektori gjerman, Franco Foda.
Njëri prej futbollistëve më në formë është ylli kosovar, Edon Zhegrova cili luan tek skuadra e Lille në Francë.
25-vjeçari deri më tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim në 11 ndeshjet e para me francezët në të gjitha kompeticionet.
Madje anësori dardan bëri bujë të madhe në opinion botëror me paraqitjen e tij ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve ku është shpallur lojtar i ndeshjes.
Një tjetër futbollist i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme është edhe 18-vjeçari, Eliot Bujupi.
Sulmuesi dardan i cili luan për grup-moshat e Stuttgartit U19, në 10 ndeshjet e para të këtij sezoni, ka realizuar nëntë gola dhe dhuruar gjashtë asistime.
Se, Franco Foda do të ketë “kokëçarje”, në përzgjedhjen e sulmuesve e dëshmon edhe forma e Albion Rrahmanit.
“Lewa” i Kosovës ka realizuar katër gola dhe dy asistime në të gjitha kompeticionet me Sparta Prague.
24-vjeçari së fundmi ka shënuar edhe në derbin e qytetit të Pragës ndaj Slavias.
Në listën e Kosovës për muajin tetor është edhe bashkëlojtari i Albionit tek Sparta, Ermal Krasniqi i cili ishte vendimtar në disa ndeshje të çekëve këtë sezon.
Krasniqi ka të shënuar tri gola dhe dhuruar dy asistime në 16 ndeshjet e para.
Ermali nga këto ndeshje vetëm pesë i ka nisur nga minuta e parë, ndërsa në të gjitha ndeshjet është inkuadruar nga banka dhe ka lënë gjurmë të mëdha.
Kujtojmë se 26-vjeçari luan në të njëjtin pozicion me Lukas Haraslin tek Sparta i cili është lojtari kryesor i ekipit çek.
Kur jemi tek anësorët “Dardan” nuk ka se si të mos përmendet Milot Rashica.
Ai është një nga lojtarët me më së shumti paraqitje në kombëtare dhe si çdo grumbullim tjetër edhe këtë të tetorit është i ftuar nga selektori.
Rashica në dy ndeshjet e radhës vjen pas disa performancave të mira me skuadrën e tij Besiktas.
Futbollisti nga Vushtrria ka realizuar një gol dhe dhuruar plotë pesë asistime në 12 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet me turqit.
28-vjeçari, në disa ndeshje nuk ka luajtur në rolin e ti si sulmues anësor, pasi trajneri e ka kthyer si mbrojtës të djathtë, por kjo nuk e ka penguar yllin dardan që të shkëlqej, ku ishte zgjedhur së fundmi edhe në formacionin e javës në Turqi.
Një prej ardhjeve më të reja tek Kosova është edhe Fisnik Asllani.
Ky do të jetë grumbullimi i tij i dytë më kombëtaren, teksa nuk po i mungojnë ndeshjet fantastike me skuadrën e tij Elversberg në ligën e dytë gjermane.
Ai është i huazuar nga Hoffenheim në këtë skuadër, ku në nëntë ndeshjet e para ka shënaur katër herë dhe dhuruar dy asistime.
Kosova ka çaluar shpeshherë në mesfushë ku i kanë munguar lojtarët cilësorë.
Mirëpo mesfushën e Kosovës ky grumbullim e gjen në top formë, duke filluar nga ‘veterani’ Valon Berisha, i cili po kalon në formë jetësore në kampionatin austriak.
31-vjeçari është pjesë e Lask Linz dhe këtë edicion ka realizuar tre gola dhe katër asistime në 12 ndeshjet e para, duke treguar edhe njëherë se ftesa e Fodas ndaj tij nuk është rastësi, përkundër kritikave të mëdha ndaj futbollistit.
Muharrem Jashari është një tjetër mesfushorë i cili ishte në listën rezervë të selektorit Foda, mirëpo lëndimi i Astrit Selmanit bëri që ai ta zë vendin e tij.
Ndoshta kjo ishte zgjedhja më e mirë e Fodas, pasi mitrovicasi këtë sezon ka dy gola e tri asistime me LNZ Cherkasy në Ukrainë.
Dita e ditës ai po bëhet lojtari kyç i skuadrës ukrainase.
Përveç reparteve sulmuesve, punë të mirë po bëjnë edhe mbrojtësit kosovar, duke filluar me Leart Paqaradan i cili ka gjashtë asistime në tetë ndeshjet e fundit me Kolnin.
Edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahamni po kalon në formë të mirë me skuadrën e Napolit, përveç një asistimi të bërë, ai është shtylla e mbrojtjes së Napolit këtë edicion.
Në shtatë ndeshjet e para Napoli kryeson renditjen e tabelës në Serie A.
Tani të gjithë këta futbollist kanë një mision të vetëm, të vazhdojnë këto performanca magjike me kombëtaren e Kosovës dhe të marrin gjashtë pikë nga dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e parë e “Dardanëve” është me datë 12 tetor ndaj Lituanisë kurse tri ditë më vonë, kombëtarja do të ndeshet me Qipron në arenën “Fadil Vokrri”.
Në këtë grup bënë pjesë edhe Rumania e cila është liderë me gjashtë pikë, Kosova dhe Qipro kanë nga tri sosh kurse e fundit është Lituania pa pikë./Arbresh.info/Drilon Halili/
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...