Të dy ekipet do të kthehen të luajnë në kampionat pas dy barazimeve të marra në javën e fundit: Inter nuk ka shkuar më larg se 1-1 kundër Torino-s, ndërsa Atalanta është ndalur nga Spal.
Trajneri i Inter, gjithsesi, duke se do t’i besojë 11 lojtarëve që ka aktivizuar në pesë ndeshjet e fundit. Ndërkohë, trajneri Gasperini do të duhet të përballet me dëmtimin e pësuar nga Leonardo Spinazzola, mbrojtësi i krahut të majtë.
Shifra dhe Fakte
Inter është i pamposhtur në Serinë A në këtë sezon dhe ka përfituar nga mungesa e pjesëmarrjes në kupat e Europës. Milanezët kanë shënuar të paktën 1 gol në 11 nga 12 ndeshjet e luajtura deri tani në kampionat.
Mauro Icardi ka qenë në formë shumë të mirë në këtë sezon, duke realizuar 11 gola, por nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshjet e fundit. Sezonin e kaluar, në ndeshjen e luajtur kundër Atalanta-s në “San Siro”, ai ka shënuar 3 gola në 10 minuta, me Inter që ka fituar 7-1.
Inter ka barazuar ndeshjen e fundit të kampionat, por nuk barazon dy ndeshje radhazi në kampionat që nga prilli i 2015-ës (48 ndeshje).
Rosonerët kryesojnë renditjen e skuadrave me më shumë goditje nga këndi me një mesatare 12.83 për ndeshje, që është edhe mesatarja e dytë më e lartë në kampionatet kryesore të Europës.
Atalanta ka marrë 4 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje në ndeshjet e luajtura deri tani në këtë kampionat, por nuk ka marrë asnjë fitore në transfertë dhe ka humbur tri ndeshjet e fundit të luajtura kundër Inter-it në “San Siro”.
Të dy këto ekipe kanë shënuar 9 gola në pjesët e para të ndeshjeve të luajtura në këtë kampionat. Inter ka realizuar 14 të tjerë në pjesët e dytë, ndërsa Atalanta 10.
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë