Quhet Kinsi Volanski, dhe është pikërisht femra që u fut në fushë, gjatë pjesës së parë të finales mes Liverpulit dhe Totenhemit në Madrid.
Hiret e saj e bënë që në pak minuta, profili i 22-vjeçares në Instagram të rritej me shifra të frikshme, teksa nga 300 mijë ndjekës që numëronte para këtij episodi, tashmë i ka dyfishuar, dhe rritet minutë pas minute me ritme të mëdha.
Kinsi prej 8 vitesh, është edhe e dashura e komedianit rus Vitali Zdorovetski, i njohur për videot e tij humoristike në “YouTube”, por edhe ky i fundit, është futur në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014, në Brazil, në finalen që luhej mes Gjermanisë dhe Argjentinës.
Vetë i dashuri i saj, Vitali, ka reaguar në një postim në “Instagram”, ku shkruan: “Vajza ime e bëri, u fut në finalen e Champions League. Jam kaq shumë krenar për ty, je gjithçka për mua”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...