Google ADS

Kush është F91 Dudelange – kundërshtari i Dritës në Europa League

22:47 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Pas eliminimit nga Malmo në Ligën e Kampionëve, Drita do të luajë në Europa League kundër skuadrës nga Luksemburgu, F91 Dudelange.

Kampioni i Kosovës i humbi të dyja ndeshjet në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve (me rezultat të përgjithshëm prej 5-0) dhe në këtë mënyrë do të konkurrojë në ligën e dytë evropiane për nga rëndësia.

Kundërshtari i skuadrës nga Gjilani është kampioni i Luksemburgut, F91 Dudelange, që në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve u eliminua nga Vidi FC.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre skuadrave kishte përfunduar me rezultat 1-1, kurse në sfidën kthyese triumfoi ekipi hungarez për të siguruar pjesëmarrjen në raundin tjetër të garës më të madhe evropiane.

Teksa Dudelange do të luajë kundër kampionit të Kosovës në Ligën e Evropës. Por, kush është kundërshtari i Dritës?

F91 Dudelange është një klub futbolli me bazë në Dudelange, në veri të Luksemburgut. Ngjyrat e kësaj skuadre janë kuq e verdh, ndërsa klubi është themeluar në vitin 1991 nga shkrirja e tre klubeve, Alliance Dudelange, Stade Dudelange dhe US Dudelange.

Përkundër se një klub i ri, F91 Dudelange e ka fituar 14 herë deri më tani titullin e Luksemburgut (Nationaldivisioun). Suksesi i parë ishte në sezonin 1999/2000, ndërsa kjo skuadër është kampione radhazi në tri sezonet e fundit.

Shtatë herë të tjera ky ekip e ka fituar Kupën e Luksemburgut, ndërsa në Evropë ka qenë disa herë pjesëmarrës në fazat kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe në Europa League. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme