Google ADS

Kush është ekzekutues më i mirë i penaltive: Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi?

19:19 | 16 Qershor 2018
Arbresh Info

Edhe pse nuk kishte asnjë rol në barazimin 1 me 1 të Argjentinës kundër Islandës sot (e shtunë), emri i Cristiano Ronaldos ishte në buzët e të gjithëve.

Argjentina është ndalur nga debutuesi më i ri në Kampionatin Botëror në takimin e zhvilluar në stadiumin Spartak Stadium pasi Alfreo Finnbogason hodhi poshtë epërsinë e krijuar nga Sergio Aguero, transmeton portali arbresh.info.

Por, kampioni i dyfishtë i botës kishte një shans për të fituar ndeshjen për shkak se Lionel Messit iu dha mundësia për të ekzekutuar një penalti në pjesën e dytë. Sidoqoftë, portieri 34-vjeçar Hannes Halldorsson, i cili me profesion është regjisor filmi, mbrojti goditjen e tij.Teksa jemi te krahasimet Ronaldo – Messi, sulmuesi portugez u tregua saktë në barazimin 3 me 3 të skuadrës së tij kundër Spanjës dhe arriti madje të realizoi hat-trick.

Pavarësisht se vlerësohet si njëri prej tyre, nëse jo lojtari më i mirë në histori të futbollit, penaltia e humbur sot ishte e katërta nga shtatë përpjekjet e tij të fundit duke përfshirë kështu ndeshjet me Barcelonën dhe Argjentinën.

Në rast se i krahasojmë rekordin e përgjithshëm të penaltive, Cristiano Ronaldo shkëlqen dhe Messi qëndron nën hijen e tij.

Nga 107 goditjet në penalti, Lionel Messi i ka shënuar vetëm 82 prej tyre duke arritur në një përqindje të saktësisë prej 76.6 për qind. Ndërsa, Ronaldo nga 133 përpjekjet i ka shënuar 110 që i bie se ka qenë i saktë në 82.7 për qind./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme