Kush do të jetë trajner i ri i Arsenalit?

15:34 | 20 Prill 2018
Arbresh.info

Luis Enrique dhe Carlo Ancelotti në pole-position për të marrë drejtimin e Arsenalit.

Janë këta emrat më sugjestionues, që shikohen nga mediat angleze si pasues të mundshëm të Arsene Wenger në stolin e Topçinjëve.

Paraditen e kësaj të premteje trajneri francez zyrtarizoi largimin e tij nga stoli i Arsenalit pas më shumë se 2 dekadash dhe tashmë drejtuesit e klubit londinez duhet të gjejnë trajnerin që do të drejtojtë skuadrën sezonin e ardhshëm.

2 favoritët janë dy trajnerë që aktualisht janë pa kontratë pikërisht ish tekniku i Barcelonës, Luis Enrique dhe italiani Carlo Ancelotti ndërsa në listë përfshihen edhe emrat e Joachim Loeë dhe Leonardo Jardim.

Një kandidaturë e fortë është edhe ajo e ish mesfushorit të topçinjëve Patrick Viera aktualisht, trajner i skuadrës amerikane New York City.

Të ngjashme