Kurzawa i PSG’së i nënshtrohet një operacioni në shpinë

23:26 | 12 Shtator 2018
Arbresh.info

Pas një operacioni në ashtin e legenit, anësori i majtë i mbrojtjes pritet që të mungojë deri në fund të 2018

Paris Saint-Germain ka konfirmuar që mbrojtësi anësor Layvin Kurzawa është bërë sot operacion në shpinë.

26 vjeçari ka kryer një operacion në ashtin e legenit në spitalin Pitie-Salpetriere pasi që ka pasur dhimbje gjashtë seancave stërvitore.

Edhe pse PSG nuk e ka paraparë periudhën e rikuperimit të tij por raportet në Francë thonë se ai mund të jetë jashtë deri më 2019.

“Mbrojtësi Paris Saint-Germain Layvin Kurzawa i është nënshtruar sot operacionit në diskun lumbar të legjenit”, thuhet në deklaratën për shtyp të klubit

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme