Trepça ’89 ka pësuar “katastrofën” me të debutuar në gara evropiane nga Vikinguri i Ishujve Farore.
Vikinguri e ka mposhtur 89-shin me rezultat 4-1 në ndeshjen kthyese.
Skuadra mitrovicase në pjesën e parë mbeti me 10-të futbollistë pas përjashtimit të sulmuesit Blerand Kurtishaj pas dy kartonëve të verdhë.
Ai ka kërkuar falje publike për kartonin e marrë.
“Dua që tu kërkojë falje bashkëlojtarëve, stafit të traperëve, kryesisë së klubit dhe të gjithë atyre që e përkrahin Trepçën ’89. Nuk kanë arsye që të më arsyetojnë, mirëpo ajo që ka ndodhur nuk mund të kthehet prapa”.
“Ky është futbolli, ndonjëherë shumë i padrejtë pasi që humbi skuadra më e mirë. Nuk mund të them se nëse nuk do të ndëshkohesha do të kishim fituar, por të paktën nuk do të humbnim”.
“E ndjejë veten fajtorin më të madh për humbjen, por prapë se prapë eksperienca që përjetuam nuk do të harrohet kurrë dhe jam i bindur se Trepça ’89 në vitet e ardhshme do ta thotë fjalën kryesore në futbollin e Kosovës”, ka thënë Blerand Kurtishaj për Gazetaolle.
Ai është një ndër sulmuesit më cilësor në futbollin e Kosovës, por që të martën nuk e kishte ditën e tij.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...