Kosova do të jetë një nga shtetet kandidate për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një mbledhje me Komitetin Olimpik të Kosovës.
Pas kësaj mbledhje Kurti ka bërë të ditur se Kosova do të jetë kandidate, derisa disiplinat që kërkojnë të luhen në bregdet do të mbahen në Shqipëri.
“Kam kënaqësinë time të veçantë të ndaj me iu lajmin se Kosova edhe zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Për të gjitha sportet që kërkojnë qasje në det jemi pajtuar me Shqipërinë që të organizohen në bregdetin shqiptar. Mbështetjen për sportin e kemi rritur 200 për qind krahasuar me vitet e tjera. Koncepti i realizimit të lojërave Mesdhetare në Kosovë parasheh shtrirjen e organizimit në tërë territorin e Kosovës me theks të veçantë në 17-të komuna”, tha ai.
Kosova është anëtare e Komitetit të Lojërave Mesdhetare që nga viti 2015, ku ka marrë pjesë në dy edicione të kësaj gare, ku ka fituar 10 medalje./Arbresh.info/
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...
Republikanët në Senat gati të fillojnë punën me udhëheqjen e...