Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Distria Krasniqin, pasi kjo e fundit u rendit në vendin e parë në ranglistën e xhudos.
Xhudistja kosovare u rendit e para në botë, sipas renditjes së re të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë ka marrë 7 mijë e 275 pikë.
Pas saj, është renditje xhudistja britanike, Chelsie Giles, e cila ka marrë 7 mijë e 10 pikë, derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila i ka 6 mijë e 800 pikë.
Kurti përmes një postimi në Twitter tha:
“Urime Distria Krasniqit për renditjen në vendin e parë, sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (kategoria deri në 52 kg). Gratë që konkurrojnë në xhudo e kanë nderuar vendin me medaljen e parë të artë olimpike dhe vazhdojnë të sfidojnë shanset si atletë lider në botë”, ka shkruar ai në Twitter.
Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur që ta fitojë medaljen e artë./Arbresh.info/
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban