Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me top lojtarin e kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmanin gjatë ditës së sotme në zyrën e tij.
Kurti ka mirëpritur Rrahmanin i cili ka ardhur në Kosovë, pasi është grumbulluar nga kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet miqësore ndaj Armenisë dhe Hungarisë, shkruan Arbresh.info.
Në një postim në rrjetin social Instagram, i pari i qeverisë ka shkruar fjalë të mëdha për sulmuesin dardan që po kalon super në Rumani.
“Albioni gjatë vitit të kaluar u transferua nga Ballkani i Suharekës në Rapid të Bukureshtit. Shumë shpejt u bë sulmuesi i preferuar jo vetëm i tifozëve të Rapidit, por edhe i gjithë Superligës rumune”, ka shkruar i pari i qeverisë.
Tutje ai ka uruar Albionit suksese në vazhdim dhe në veçanti me ndeshjet e Kosovës.
View this post on Instagram
Albion Rrahmani është në top formë ku ka shënuar 14 gola me Rapidin e Bukureshtit në Superligën e Rumanisë./Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030