Google ADS

Kurti: Mbështetja financiare për Komitetin Paralimpik është rritur për mbi 500 për qind

19:36 | 16 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Komiteti Paralimpik i Kosovës po organizon Lojërat parasportive “Kosova 2023”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në hapjen e këtyre lojërave, që u mbajt në Akademinë e Kosovës për Sigurinë Publike në Vushtrri, shkruan Arbresh.info.

Kurti ka postuar një njoftim në rrjetin social, Facebook, ku ka bërë të ditur se mbështetja financiare për KPK-n është rritur për mbi 500%.

“Sporti na bashkon. Sot isha në ceremoninë hapëse të Lojërave parasportive “Kosova 2023”. Këtë vit ato do të përfshijnë 13 disiplina sportive. Mbështetja financiare për Komitetin Paralimpik të Kosovës është rritur për mbi 500% — nga 15 mijë euro sa ishte deri në vitin 2020, në 100 mijë euro. Krahas saj, po bëjmë gati një mbështetje të veçantë për ta dhe sportistët në përgatitjen e tyre për pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike Paris 2024, që do të jetë e para në histori”, ka shkruar ai.

Në lojërat parasportive “Kosova 2023” do të marrin pjesë rreth 400 para-atletë nga vendet e rajonit, si nga: Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Këtë vit, Lojërat Parasportive do të përfshijnë 13 disiplina sportive në total./Arbresh.info/

Të ngjashme