Google ADS

Kurti: Majlinda Kelmendi do të shpallet Qytetare me Merita të Veçanta

12:14 | 28 Shtator 2021
KRG

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë pjesë e inaugurimit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Kosove, më saktësisht në Pejë.

Kurti në fjalimin e tij ka thënë se sporti është prioriteti i shteti tonë.

Lexo edhe:

Kurti: Sporti është prioritet shtetëror  

Ndërsa gjatë fjalimit ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të marrë vendim që Majlinda Kelmendin do të shpallet Qytetare me Merita të Veçanta.

”Në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të propozojë vendimin për shpalljen e Majlinda Kelmendit, Qytetare me Merita të Veçanta”- ka thënë Kurti.

Ndërsa  gjatë ceremonisë së inaugurimit ka qenë prezentë edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. /arbresh.info/

Inaugurohet qendra nacionale e Xhudos në Kosovës

Të ngjashme