Google ADS

Kurti do të jetë i pranishëm sot në ndeshjen Kroaci-Shqipëri

12:46 | 19 Qershor 2024
D.H

Kroacia dhe Shqipëria luajnë sot ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në kuadër të Kampionatit Evropian.

Ndeshja fillon nga ora 15:00, shkruan Arbresh.info.

Këtë ndeshje pritet t’a përcjellë nga shkallët e stadiumit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kështu është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit.

“Vizitën në portin e Hamburgut për të parë nga afër Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në port, kryeministri do ta bëjë së bashku me përfaqësuesin Special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, për të vazhduar më pas edhe në stadiumin e Hamburgut në mbështetje të kombëtares shqiptare sot në përballje me Kroacinë, në kuadër të EURO2024”, shkruhet në njoftim.

Kjo sfidë mund të jetë vendimtare për secilën nga këto dy kombëtare pasi me një humbje secila nga dy kombëtaret mund t’i thotë lamtumirë këtij Evropiani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme