Google ADS

Kurdisje në Ligën e Parë të futbollit kosovar, FFK vjen me njoftim

19:54 | 11 Prill 2024
KRG

Ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit në Ligën e Parë Grupi B, zyrtarisht është anuluar, pasi Komisioni i Garave në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka lëshuar vendimin  ku bëhet e ditur se kjo ndeshje ishte e kurdisur.

Përballja Ulpiana-Vllaznia ngjalli shumë polemika fundjavën e kaluar, me mënyrën se si Vllaznia shënoi golat, ku pozharanasit fituan ndeshjen 4-3, shkruan Arbresh.info.

Dy skuadrat, kishin lëshuar njoftime duke e mohuar ndonjë kurdisje, mirëpo vendimi i FFK-së, thotë se bazuar në provat që posedojnë, kjo ndeshje ishte e kurdisur, ndërsa dy klubet dhe disa lojtarë janë në procedurë disiplinore dhe dënimi ndaj tyre pritet të ekzekutohet në ditët në vijim.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë të FFK-së:

Të ngjashme