Mike Tyson ia kishte ofruar një kopshtari hiç më pak se 10.000 dollarë në shpresë se ai do ta lejonte ish-boksierin e famshëm të përleshej me një gorillë. Oferta ishte refuzuar.
Kur Tyson ia ofroi kujdestarit të kopshtit zoologjik 10 mijë dollarë për ta lejuar të luftojë me një gorillë
Mike Tyson ia kishte ofruar një kopshtari hiç më pak se 10.000 dollarë në shpresë se ai do ta lejonte ish-boksierin e famshëm të përleshej me një gorillë. Oferta ishte refuzuar.
Ish-kampioni legjendar në peshat e rënda ka treguar se si oferta e tij u refuzua ditën kur ai e kishte marrë me qira tërë kopshtin zoologjik vetëm për vete dhe gruan e vet, Robin Gives, transmeton Gazeta Express.
“E pagova një punëtor në kopshtin zoologjik të Nju Jorkut për ta rihapur atë vetëm për mua dhe gruan time Robin. Kur shkuam te kafazi i gorillës, e pashë një gorillë të madhe që po i ngacmonte të gjitha gorillat e tjera”, tregoi Tyson.
Ato ishin shumë të fuqishme por i kishin sytë si të një foshnje të pafajshme”, vazhdoi ai.
“Ia ofrova këtij kujdestari 10.000 dollarë për ta hapur kafazin dhe për të më lejuar mua t’ia thyej hundët gorillës. Ai nuk pranoi”, zbuloi Tyson.
Por më vonë, Tyson e ka pasur rastin t’i ketë në pronësi disa kafshë dhe të bëjë mundje me to në kopshtin e vet.
Ish-mbreti i padiskutueshëm i ka mbajtur shumë tigra të bardhë në shtëpinë e vet për më shumë se një dekadë nga vitet 1990 deri më 2000.
“I kam pasur tre tigra në shtëpi”, ka shpjeguar ai.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...