Google ADS

Kur trajneri bëhet me lot në sy pas një goli

20:48 | 12 Shkurt 2018
Arbresh.info

Skuadra e Aston Villas shumë lehtë mund të rikthehet në Premierligë pas një kohe të gjatë.

“The Villians” fituan në derbin lokal kundër Birmingham me rezultat 2-0 në xhiron e 31’të të Championshipit, shkruan IndeksOnline.

Në golin e parë të shënuar kamerat kapen një moment emocionues të trajnerit, Steve Bruce.

Pas golit të shënuar nga Adomah në minutën e 60-të, Bruce u pa duke festuar dhe njëkohësisht duke qarë.

Bruce, përveç emocioneve të ndeshjes lotët i kishte edhe për të atin që i vdiq javën e kaluar.

Aston Villa pas xhiros së 31’të gjendet në pozitën e 2’të me 59 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=qoqRA-BHD3o

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme