“Kur shkova te Real Madridi, qava pothuajse gjithë rrugën deri në aeroport”

11:46 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Michael Owen ishte një nga emblemat e Liverpool-it kur u largua nga “Anfield” në vitin 2004 për te Real Madridi.

Ai kishte debutuar në moshën 17-vjeçare dhe mori “Topin e Artë” në vitin 2001. Ishte në rrugën e tij për t’u bërë një legjendë te “Reds”, por interesi i Real Madridit bëri që të merrte vendimin për t’u larguar.

Një vendim që nuk ishte i lehtë për Owen dhe se, sipas një artikulli të botuar në “Sunday Mail”, krahasohet me mënyrën e largimit të Coutinhos.

“Unë vendosa për t’u larguar, por kam qarë pothuajse gjithë rrugën, nga shtëpia ime deri në aeroport. Një pjesë e imja nuk donte të largohej. Duke gjykuar nga fotot e rrugës së Philippe Coutinho drejt Barcelonës, javën e kaluar, besoj se ai nuk ndihej në të njëjtën mënyrë”, – shkruan Owen,

Ish-ndërkombëtari anglez pranon se, pavarësisht vështirësisë që iu desh për ta marrë këtë vendim, ka qenë aq i suksesshëm në atë kohë.

“Kur Real Madridi u interesua për mua, në vitin 2004, një pjesë e imja u kënaq, sepse bëhej fjalë për një ekip ku luanin Zidane, Raul, Beckham, Ronaldo, Roberto Carlos dhe Luis Figo, por koka ime vazhdonte të rrotullohej te Liverpool”, kujton ai.

Owen, i cili kaloi vetëm një sezon te Real Madridi, shpjegon:

“Po të kisha qëndruar te Liverpool gjithë karrierën time, mund të kisha pasur një karrierë fantastike si Steven Gerrard dhe Jamie Carragher”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme