Kanë kaluar rreth 25 ditë që futbolli është ndaluar në gjithë Evropën shkaku i coronavirusit.
Pandemia që ka pushtuar gjithë botën ka paralizuar botën e futbollit me klubet që po kanë shumë vështirësi tani.
Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të rikthehet futbolli në aksion, pasi nuk dihet se si do të jetë gjendja e të prekurve nga Covid-19.
Megjithatë pesë kampionatet kryesore të Evropës kanë bërë parashikimet e para se kur do të rikthehen për të filluar të luajnë, transmeton Telegrafi.
Kampionati gjerman Bundesliga pritet të jetë i pari nga të mëdhatë që do të filloj, pasi aty mendohet se më 9 maj të rikthehet futbolli në aksion.
Ndërkohë katër kampionatet tjera, La Liga, Serie A, Liga Premier dhe Ligue 1 pretendojnë që të rikthehet në fushë në fund të majit ose në fillim të muajit qershor.
Bundesliga: Qëllimi është të zbresin në fushë më 9 maj
La Liga: Kampionati spanjoll mund të startojë midis 29 majit dhe 6 qershorit
Serie A: Qëllimi është të rifillojë kampionati përsëri mes 31 majit dhe 3 qershorit
Premier League: Qëllimi mbetet të rifillojë me 3 qershor
Ligue 1: Ashtu si kampionati anglez, edhe ai francez synon të fillojë më 3 qershor
/Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...