Google ADS

Kur mund ta fitojë Liverpooli Premier Ligën

01:17 | 2 Shkurt 2020
arbresh.info

Skuadra e Jurgen Klopp nuk po ndalet duke fituar dhe vazhdojnë që të jenë favorit për ta fituar titullin-por kur do ta arrin ata këtë?

Pasi që kanë bërë fillimin më të mirë të sezonit nga top ligat e Europës, Liverpool ka vazhduar të marshojë drejt titullit të Premier Ligës.

Me këtë ecuri të pandalshme të Reds tani vëmendja nuk është në atë nëse skuadra e Jurgen Klopp do ta fitojë Premier Ligën, por kur do ta bëj ajo.

Kur mund ta fitojë Liverpooli Premier Ligën

Pas fitores kundër Southamptonit në javën e 25-të, Liverpooli ka nevojë edhe për 21 pikë për ta siguruar titullin e Premier Ligës, e cila gjë përkthehet me shtatë fitore.

Nëse Liverpool vazhdon të merr pikë në këtë vazhdimësi në çdo ndeshje (dhe rivalët e tyre me të afërt po ashtu fitojnë), ata mund të bëhen kampion të Premier Ligës më 4 prill kundër Manchester City në Etihad gjashtë xhiro pa përfunduar kampionati.

Manchester United e kishte fituar titullin në Premier Ligë më 14 prill 2001, me pesë xhiro para përfunduar kampionati që ishte titulli më i shpejt në histori të Premier Ligës.

Nëse Reds kurorëzohen kampion më 4 prill kundër Manchester City, me gjashtë ndeshje të mbetura do ta thyenin rekordin e United.

Natyrisht, nëse Leicester dhe Manchester City – dy skuadrat që janë më afër me pikë kundër Liverpoolit – lëshojnë pikë në javët në vazhdim, Liverpool mund ta fitojë titullin edhe para kësaj date.

Leicester, të cilët janë befasia e këtij sezoni në garë për titull, tani mund të fitojnë në maksimum 88 pikë, kurse Liverpool i ka mundur ata dy herë këtë sezon.

Ende, titulli për Liverpoolin është paksa larg. Ata kanë shumë ndeshje kurse më të vështirat në Premier Ligë konsiderohen ndeshjet si mysafirë në Manchester City dhe Arsenal, pa kujtuar këtu agjendën e tyre në FA Cup dhe në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, me formën e tanishme të skuadrës nga Anfield ka mundësi që ata do të thyejnë rekordin e pikëve që e kishte thyer Manchester City më 2018 ku kishte marrë 100 pikë.

Klubi nga Merseyside tashmë kanë thyer një numër rekordesh këtë sezon dhe janë drejt momentit të tyre për ta fituar titullin, pavarësisht se mbrojtësi Andy Robertson thotë se ende nuk është e sigurt asgjë.

“Po, nëse ne e thyejmë gjatë kësaj rruge ndonjë rekord, mirë, e arritur e madhe, por ne do të shikojmë nëse do ta fitojmë këtë trofe”, ka thënë Robertson për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Për shkak se sezonin e kaluar ne thyem një rekord me më se paku gola të pranuar por mbetem pa Premier Ligë në fund. Rekordet nuk vlejnë asgjë derisa nuk e arrini qëllimin final, shpresoj që në këtë sezon të fitojmë”.

Alex Oxlade-Chamberlain e tha të njëjtën para ndeshjes 4-0 kundër Southampton, duke insistuar që Reds do të vazhdojnë “që të luajnë” dhe ata nuk janë fare të fokusuar në rekorde.

Kush e ka fituar më se shpejti titullin e Premier Ligës?

Manchester United e mban rekordin për fitimin më të shpejtë të titullit në Premier Ligë. Ata e fituan titullin e Premier Ligës më 14 prill 2001, ku kishin mbetur edhe pesë ndeshje për t’u luajtur.

Skuadra “Centurion” e Pep Guardiolës e fitoi titullin e premier ligës më 2017-18 edhe ata me pesë ndeshje të mbetura, ata e humbën mundësinë që ta thyenin këtë rekord pasi që humbën kundër rivalit të qytetit, Manchesterit, më 3 prill.

Djajtë e kuq e kishin fituar edhe më 2000 titullin e Premier Ligës katër xhiro para përfundimit të saj.

Të pamposhturit e Arsenalit po ashtu e kishin fituar titullin katër ndeshje para se të mbaronte kampionati, me 90 pikë në sezonin 2003-04, duke u bërë skuadra e parë në Premier Ligë që e fiton titullin pa humbur asnjë ndeshje.

Manchester United po ashtu e fitoi titullin katër xhiro para përfundimit të kampionatit më 2013 pasi që mposhti Aston Villan më 28 prill./MEDIAL.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme