Kur hidhet shorti për çerekfinale në Ligë të Kampionëve?

08:59 | 15 Mars 2017
Arbresh Info

Shorti për ndeshjet çerekfinale në UEFA Ligë të Kampionëve do të hidhet të premten më 17 mars në Nyon të Zvicrës duke filluar nga ora 12:00.

Barcelona, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Juventus, Leicester City dhe Real Madridi janë gjashtë skuadrat që tashmë kanë arritur të sigurojnë kalimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni, shkruan portali arbresh.info.

Dy gjigantët tjerë që do i bashkohet klubeve të lartpërmendura do të vendosen nga takimet e fundit të xhiros së 1/8-së që zhvillohen sonte (e mërkurë) ndërmjet Atlético Madrid/Bayer Leverkusen dhe Monaco/Manchester City.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën më 11 dhe 12 prill, ndërsa ndeshjet kthyese zhvillohen më 18 dhe 19 prill.

Transmetimi drejtpërsëdrejti i eventit në Zvicër do të shfaqet në faqen zyrtare të UEFA-së, por Arbresh.info do iu njoftoi gjithashtu në kohë reale për çdo përditësim./arbresh.info

Të ngjashme

Foto lajm