Pep Guardiola ka zbuluar një lajm që nuk do t’iu pëlqejë aspak rivalëve të Manchester City.
Trajneri i ‘Citizens’ ka treguar se kur do të jenë të gatshëm të rikthehen dyshja Kevin De Bruyne – Benjamin Mendy.
Dyshja janë përballur me lëndime në sezonin 2018/19, por trajneri shpreson se ata do të jenë të gatshëm për xhirot e fundit të sezonit.
Spanjolli ka thënë se shpreson që pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve të kthehen lojtarët që ishin pjesë kyçe e formacionit.
“Ndodhi. Lëndimi i parë ishte në gju. Kur ke mungesë të gjatë nga problemet me gjurin, atëherë preken edhe muskujt” ka thënë Guardiola për Kevin De Bruyne, transmeton lajmi.net.
“Ai nuk ndihet edhe aq mirë tani, jo 100%. Mjekët dhe Kevin më kanë thënë se pas ndeshjeve të kombëtareve ai do të jetë gati” ka thënë tutje ai.
“Gjithashtu, me shumë shpresë, edhe Benjamin Mendy do të jetë i gatshëm pas kombëtareve” ka thënë ndër të tjerash trajneri.
Manchester City do të zhvillojë sot ndeshjen e radhës, me fillim nga ora 18:20, kundër Sëansea City, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...