Lionel Messi ka shumë mundësi që të debutojë me Paris Saint Germainin të premten, kur PSG të përballet me skuadrën e Brest.
Trajneri i Parisit, Mauricio Pochettino, në konferencë për media, tha se janë duke diskutuar nëse Messi është mjaftueshëm gati për të luajtur me Brestin.
Leo ka një javë që stërvitet me klubin e ri, pas largimit nga Barcelona.
Ai ndjen se është gati që të luajë, por Pochettino dhe stafi do të kenë fjalën e fundit.
“Ne nuk kemi vendosur ende nëse Lionel Messi do të jetë në skuadër. Ne do të analizojmë dhe do të shohim nëse ai mund të jetë në ekip. Do të vendosim së shpejti, do të shohim nëse ai është gati që të jetë pjesë e ekipit. Ajo çfarë ka sjell Messi tashmë është e dukshme, ai ka sjell energji shumë pozitive”, deklaroi Pochettino.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...