Laçi është finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë.
Kurbinasit bën surprizën e madhe në sfidën e kthimit të zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri” duke eleminuar në fazën e gjysmëfinaleve skuadrën e Kukësit.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Gentian Mezani, arriti që të kualifikohet për në finale pasi sfida e sotme u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur me shifrat 0-0.
Një kualifikim i merituar për Laçin të cilët nuk u dorëzuan për asnjë moment edhe pse u gjendën të parët në disavantazh.
Sindrit Guri shënoi golin e parë të takimit në minutën e 20-të të pjesës së parë, duke shëndërruar ne gol një 11 metërsh të fituar po nga ai duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Në pjesën e dytë miqtë u hodhën të gjithë në sulm për të gjetur golin e barazimit, që do të vinte në minutën e 78-të me anë të sulmuesi Rexhinaldo që shënoi brenda zonës duke mposhtur Frashërin.
Gjithçka u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1 që dërgoi në finale ekipin e Laçit.
Në orën 18:30 luhet sfida tjetër gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë që është mes Flamurtarit dhe Skënderbeut që luhet në Vlorë. Ndeshja e parë ka përfunduar me shifrat 1-0 në favor të kuqezinjve.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit