Pas dështimit për të fituar La Ligan me tri pikë prapa kampionit – Real Madridit dhe eliminimit në Ligë të Kampionëve në çerekfinale, “Kupa e Mbretit” është trofeu i vetëm i siguruar nga Barcelona.
Skuadra e Barcelonës i ka plotësuar ëndrrën trajnerit Luis Enrique për tu larguar nga klubi me një trofe pas fitores në takimin e zhvilluar në ‘Vicente Calderon’ ndaj Deportivo Alaves, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti katalunas siguroi fitore me rezultat 3 me 1 në finalen për Kupë të Mbretit të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës.
Superylli Lionel Messi dërgoi “Blaugranët” në epërsi në minutën e 30′ përmes një goli të bukur nga afërsia, por Alaves u përgjigj me anë të Theo Hernandez, i cili barazoi shifrat menjëherë me një super gol nga gjuajtja e lirë.
Por, edhe pa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Barcelona shënoi dy gola të shpejtë, të cilat vendosën gjithashtu rezultatin përfundimtar pasi në pjesën e dytë portat ishin të qeta.
Neymar realizoi në minutën e 45′ pas asistimit nga Andre Gomes, por vetëm Paco Alcacer shënoi golin tjetër tre minuta më vonë. Sulmuesi Lionel Messi bëri një asistim magjik për reprezentuesin spanjoll që shënoi me lehtësi kundër Pachecos.
Barcelona tani ka në përgjithësi 29 trofe në Kupë të Mbretit, më shumë se çdo klub tjetër./arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...