Kupa e Kosovës, të hënën hedhet shorti për rrethin e dytë

15:15 | 25 Tetor 2017
Arbresh Info

Të hënën më 30 tetor, në orën 13:00, në selinë e FFK-së në Prishtinë do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadrat që kanë siguruar rrethin e dytë janë: Istogu, Përparimi, Deçani, Ulpiana, Dardania, Dukagjini (N), Ratkoci, Rinia, Galaksia, Behari, Dushkaja, Lugu i Baranit, Vjosa dhe Arbëria, e që do të luajnë përballë klubeve të Superligës.

Ndërkohë, ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen të mërkurën, më 1 nëntor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme