Kupa e Kosovës në basketboll këtë sezon ka pësuar një ndryshim për dallim nga vitet e kaluara.
Derisa në vitet e fundit zhvillohej në formën e Final 8 në muajin shkurt, këtë sezon ky event fillon më herët, shkruan Arbresh.info.
Më saktësisht, këtë mesjavë nis me sfidat çerekfinale, me një sistem vajtje-ardhje.
Dy ndeshjet e para janë të mërkurën ku vëmendja është tek derbi Peja – Sigal Prishtina. Kjo çerekfinale e parë luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Ndërkohë, sfidat tjetër luhet në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.
Kurse ditën e enjte do të luhen edhe dy ndeshje tjera ajo midis Proton Cable Prizrenit – Trepçës dhe Bora – Bashkimi.
Të gjitha këto ndeshje luhen me fillim nga ora 19:00.
Kampion i Kupës së Kosovës në fuqi është Trepça e cila mposhti Sigal Prishtinën në finale./Arbresh.info
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...