Kupa e Italisë konfirmon orën se kur do nisin gjysmëfinalet

12:53 | 10 Qershor 2020
Arbresh Info

Dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë mes Juventus – Milan dhe Napoli – Inter do të nisin në ora 20:00.

Ora është bërë zyrtare nga faqja Rai, e cila ka të drejta mbi postimin për Kupën e Italisë, transmeton portali arbresh.info.

Juventus dhe Milan do rifillojnë futbollin të premten, derisa rezultati momental është 1 – 1, edhe pse “Bianconerët” kanë avantazhin fal golit si mysafirë.

Ndërsa Napoli – Inter, do zhvillohet pas 24 orëve, kurse ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1 – 0, në të mirë të “Napolitanëve”.

Dy skuadrat që do arrijnë të kualifikohen do përballen me 17 qershor./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme