Një ndeshje mjaftë dramatike është zhvilluar mbrëmjen e sotme (e martë) në Signal Iduna Park.
Super përballja mes Borussia Dortmundit dhe Werder Bremenit në kuadër të xhiros së 1/8-së në Kupë të Gjermanisë u vendos me anë të penaltive pas përfundimit të ndeshjes me rezultat 3 me 3 pas vazhdimeve ndërkohë që 90 minuta lojë përfundon me rezultat 1 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Ylli kosovar Milot Rashica zhbllokoi shifrat duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 4′ të ndeshjes, por Marco Reues në mënyrën e tij barazoi gjithçka në pjesën e parë të takimit si nikoqir për liderin e tabelës në Bundesligas.
Pjesa e dytë e ndeshjes nuk solli ndonjë ndryshim dhe ndeshje shkoi në vazhdime, ku u shënuan katër gola.
Christian Pulisic dërgoi në epërsi skuadrën nën udhëheqjen e Lucien Favres (106′), por Werder Bremeni u përgjigj menjëherë duke barazuar shifrat për 2 me 2 me anë të Claudio Pizarros (108′).
Ngjashëm ndodhi edhe pak minuta më vonë kur Achraf Hakimi shënoi për 3 me 2 në minutën e 113′ për shkak se mysafirët u rikthyen sërish duke shënuar për 3 me 3 në minutën e fundit të vazhdimeve (119′) me anë të Martin Harnikut.
Drama në Signal Iduna Park u vendos kështu me anë të penaltive, të cilit i fitoi Wernder Bremeni (2-4) duke u treguar i saktë në të gjitha gjuajtjet, ndryshe nga Maximilian Philipp dhe Paco Alcacer që humbën në përballjen direkte me portierin Jiri Pavlenka./arbresh.info/
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...