FIFA ka vendosur të vlerësojë Kinën me kupën e parë të botës për klube në një format të ndryshuar me 24 ekipe, edicion që pritet të zhvillohet në verën e vitit 2021. Presidenti i federatës ndërkombëtare të Futbollit, Xhani Infantino e cilësoi një vendim historik, turneun që do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave.
Botërori i klubeve do të zhvillohet një herë në 4 vjet dhe në të do të marrin pjesë 8 ekipe europiane, duke përfshirë fituesit e çdo sezoni në Ligën e kampioneve dhe Europa Lig.
Vendet në dispozicion të formacioneve nga kontinenti i vjetër kështu do të jenë 8, ndërsa 6 të tjerë do të vijnë nga Amerika e Jugut. 10 vendet e tjera që do të plotësojnë botërorin e klubeve do të vijnë nga Azia, Afrika, Amerika e Veriut dhe Oqeania. Në rastet e fundit, FIFA ka vendosur t’ia dorëzojë homologëve, kompetencat dhe kriteret për kualifikimin drejt finaleve.
Për Europën ishte menduar fillimisht renditja në UEFA por lobingu i fortë bëri që të riformatohet dhe të ketë vend edhe për Europa Ligën. Nëse turneu do të zhvillohej sot, praktikisht të sigurt për fazën finale janë Real Madrid dhe Liverpul, dy fituesit e fundit të Champions, si dhe Atletiko e Celsi, dy triumfuesit në dy edicionet e fundit në Europa lig. Këtyre do ti shtohen europianët e tjerë në dy vitet që pasojnë.
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër