Kroacia të dielën luan finalen e Kupës së Botës kundër Francës me fillim nga ora 17:00.
Kroatët do t’i presin si heronjë lojtarët e kombëtares ditën e hënë në Zagreb pavarësisht se çfarë do të ndodhë në finale, transmeton Periskopi.
Nëse Kroacia shpallet kampione trofeu i çmueshëm që është i rëndë 6.14 kilogramë dhe përbëhet nga 18 karat ari nuk do të vjen në Zagreb.
Kroatët do ta marrin një kopje të Kupës së Botës pasi orgjinali do të mbahet i sigurt në muzeun e FIFA-s.
Kujtojmë që nëse kroatët shpallen kampion bote, Luka Modric do ta ketë në duar trofeun origjinal, por ai menjëherë pas finales së Moskës do të rikthehet në muzeun e FIFA-s.
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin