Kuota të çmendura për ndeshjen Anglia – Kosova

18:15 | 9 Shtator 2019
Arbresh Info

Është afruar super ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës që do të zhvillohet të martën në Southampton nga ora 20:45.

Kosova s’dinë për humbje që 15 ndeshje, rekordi më i mirë në histori – derisa Anglia s’ka humbur asnjë ndeshje kualifikuese që nga tetori i vitit 2009.

Angli – Kosovë, do të jetë më shumë se një ndeshje.

Të martën, në “St Mary’s Stadium” nga ora 20:45, do të përballen dy skuadrat që s’dinë për humbje.

Anglia nuk ka humbur asnjë ndeshje kualifikuese që nga tetori i vitit 2009, derisa Kosova nuk ka humbur asnjë ndeshje ndërkombëtare që nga tetori i vitit 2017.

Pas fitores 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të kenë punë tani me një ndër skuadrat më të mira në botë, Anglinë.

Bastoret më të mëdha sportive nëpër botë mendojnë se “Dardanët” nuk kanë aspak gjasa që t’ju shkaktojnë probleme “Tre Luanëve”, dhe për këtë kanë vendosur kuota të çmendura.

Nëpër gjitha bastoret, pavarësisht se “Dardanët” janë në formë, fitorja e Kosovës kuotohet mbi 20.00 dhe shkon deri në 36.00.

Në “bet365” fitorja e Kosovës kuotohet 29.00.

Fitorja e Anglisë kuotohet me 1.05 më e ulëta, 1.11 më e larta, derisa barazimi në “bet356”, kuotohet me 15.00, kurse nëpër bastoret tjera ka kuota të ndryshme, 11.00, 8.63, 13.00 etj.

Pas fitores kundër Çekisë, gjasat që Kosova të kualifikohet në Euro 2020 janë rritur edhe më shumë, edhe pse ka edhe shumë punë deri në fund të kualifikimeve – janë edhe 12 pikë në lojë. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme