Distria Krasniqi arriti të kualifikohet në gjysmëfinale duke fituar dy meçet e para në kuadër të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Fillimisht ajo mposhti indonezianen, Maryam March Maharani në rrethin e 1/8 së finales, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në çerekfinale mposhti izraeliten Gefen Primo.
Dy ndeshjet u fituan lehtësisht nga kosovarja me Ippon.
Por në gjysmëfinale ajo do të ketë punë më të vështirë pasi do të përballet me kundërshtaren italiane Odette Giuffrida.
Një kundërshtare e njohur për ‘Disin’ me të cilën është përballur plotë 10 herë gjatë karrierës, ku ka gjashtë fitore.
Teksa është mposhtur katër herë nga italiania.
Nëse xhudistja nga Peja arrin të mposhtën italianen atëherë siguron finalen e madhe të Lojërave Olimpike dhe medaljen e parë shtetit tonë në këto gara.
Kujtojmë se Distria Krasniqi është kampione aktuale e Lojërave Olimpike kur triumfoi në Tokio tri vite më parë./Arbresh.info
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...