Victor Font dhe Toni Freixa e kanë uruar Joan Laportën për fitoren në zgjedhjet presidenciale në klubin e Barcelonës.
Laporta i mposhti dy kundërshtarët e tij Victor Font dhe Antoni Freixa, duke i fituar mbi 57% të votave pas numërimit të 80% të votave.
Tre kandidatët për president të Barcelonës i bashkuan duart, duke simbolizuar triumfin e Barçës si klub demokratik dhe i gjallë.
Font dhe Freixa iu afruan Laportës dhe e uruan për fitoren duke e përqafuar, po ashtu.
Freixa u shpreh: “Njerëzit votuan, e shprehën veten dhe ne duhet ta urojmë presidentin Laporta. Ne duhet patjetër ta përkrahim presidentin”.
Laporta do të jetë presidenti i 41-të në historinë e klubit të Barcelonës dhe ky do të jetë mandati i tij i dytë si president.
Nga viti 2003 deri më 2010, Laporta ishte korri suksesin shumë të madh si president duke fituar shumë trofe: 4 tituj në La Liga, 1 në Kupën e Mbretit, 2 në Ligën e Kampionëve dhe 1 në Kupën e Botës për Klube. /Gazeta Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...