Drita ka arritur të mposht Breidablikun dje në Podujevë me rezultat minimal 1-0 me golin e Kastriot Selmanit.
Gjilanasit kanë fituar edhe ndeshjen e parë në Islandë me rezultat 2-1 dhe kështu kanë siguruar kualifikimin në rrethin e tretë, shkruan Arbresh.info.
Në rrethin tjetër të garave Drita do të përballet me Auda nga Letonia.
Auda në rrethin e dytë të Conference League e ka mposhtur skuadrën e Cliftonville nga Iralanda e Veriut me rezultat të përgjithshëm 4-1 nga dy ndeshjet e luajtura.
Në ndeshjen e parë letonezët triumfuan 2-1 kurse në ndeshjen e kthimit 2-0.
Auda merr pjesë në ligën e parë të Letonisë e cila quhet ‘Virsliga’ dhe aktualisht ndodhen në pozitën e pestë me 31 pikë.
Skuadra ndodhet në një seri të mirë prej shtatë fitore radhazi në të gjitha garat.
Ndeshja e parë mes Dritës dhe Audas luhet me 8 gushtë në Letoni kurse pas një jave luhet ndeshja e kthimit në Kosovë.
Nëse skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani kalon këtë kundërshtarë arrin në Play-off të Conference League teksa për këtë rreth kundërshtarin e mëson me 5 gusht, pas tërheqjes së shortit./Arbresh.info/
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...