Qendërmbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla insiston se klubi nuk ka probleme të përballet me top klubet në Seria A.
Atalanta është skuadra e fundit që mposhti Romën me rezultat bindës 4 – 1 këtë të diele, transmeton lajmi.net.
Por, shqiptari nuk mendon se Roma ka probleme të përballet me skuadrat e mëdha.
“Duhet të fokusohemi në gabimet e bëra, në mënyrë që të mos i përsërisim në të ardhmen”.
“Do dëshmojmë se nuk kemi probleme kundër klubeve të mëdha. Kemi barazuar me Milan dhe Juventus, që dëshmon se mund të garojmë me çdo kundërshtar”.
“Fatkeqësisht pjesa e dytë me Atalanta nuk ishte e mirë, por do përmirësohemi në ndeshjet e radhës”, tha ai për Tele Radio.
Roma këtë edicion ende s’ka fituar asnjë ndeshje kundër gjashtë klubeve të mëdha në Seria A.
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit
Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është ...
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...