Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ka dhënë një intervistë të shkurtër për “SavoirSport”, ku është ndalur pikërisht tek Shqipëria dhe ëndrra Europiane.
Ai shpreson që ekipi ta bëjë realitet këtë ëndërr. Ndër të tjera, Kumbulla ka folur edhe për trajnerin Silvinjo.
“Drejt Euro 2024? Kemi disa mundësi të mira se jemi shumë mirë dhe kemi një skuadër të re, por me me disa djem me eksperiencë. Shpresoj që shokët e mi ta bëjnë realitet këtë ëndërr.
Silvinjo? E kam njohur kur luajtëm ndaj Polonisë në ndeshjen e parë. Më la përshtypje të mirë, është një trajner shumë karizmatik, shumë pozitv. Ajo që transmeton është siguri, dëshirë për të luajtur dhe për të luajtur shanset me këdo.
Lojtarë me të ardhme? Mendoj se janë Asllani dhe Broja, që janë dy të rinj. Mendoj se ka edhe të tjerë, por mendoj se ata të dy kanë një të ardhme të bukur para.
Sipas meje jemi në një moment të lartë të historisë tonë, mund ta luajmë me të gjithë. Sipas meje ky miks eksperience dhe lojtarësh të rinj do të na lejojë të arrijmë objektiva të bukur”, është shprehur Marash Kumbullua./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...